Bikinet më “IN” të momentit, të punuara nga “Arta’s made”

E Hëne  06 Korrik 2020 22:25 |
Bikinet më “IN” të momentit, të punuara nga “Arta’s made”

Bikinet të punuara me thurrje, këtë vit duhet t’i keni patjetër në dollapin tuaj.

Në po të njëjtin stil, “IN” janë edhe veshje për dalje në mbrëmje.

E për të poseduar të tilla, nuk duhet shumë mund.

Për kosovaret, ato i sjell Arta Durmishi nga Prishtina.

Talentin e saj për punë dore e ka qysh në fëmijëri për çka më pas ndoqi edhe trajnime të ndryshme.

Koha e pandemisë, bëri që Arta t’i kushtojë rëndësi punimeve të saj.

Interesimi i madh, bëri që ajo të fillojë të punojë edhe me porosi.

Arta tregon që në punimet e saj ndjek trendin, por gjithnjë tenton ta vesh edhe stilin e saj.

E përveç veshjeve verore me thurrje, prishtinasja sjellë edhe byzylykë e zinxhirë kreativë, me stil dhe shumë verore.

Më shumë rreth