I përhapur në disa shtete, zbulohet varianti më i rrallë i Covid-19

E Marte  06 Prill 2021 20:25 |
I përhapur në disa shtete, zbulohet varianti më i rrallë i Covid-19

Laboratori i Spitalit Universitar të Cagliari ka identifikuar një variant të SARS-CoV-2, aktualisht nuk raportohet ende në Itali, por tashmë është  i pranishëm në disa vende evropiane si Sllovenia, Franca, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zbulimi i A.27, ky është emri teknik i variantit, u bë më 18 mars në 4 pacientë nga Cagliari, njëri prej të cilëve vdiq.

Varianti u zbulua nga ekipi i laboratorit të Poliklinikës Ferdinando Coghe në bashkëpunim me ekipin e Profesor Germano Orrù, shefi i shërbimit të Biologjisë Molekulare, falë një platforme të re për renditjen e gjeneve.

 “Varianti A.27 – thotë Coghe – meriton vëmendje të veçantë pasi paraqet një kombinim të dy mutacioneve të veçanta, N501Y dhe L452R, të cilat, në kombinim me disa mutacione shtesë, duket se janë përgjegjëse për një transmetim më të madh të virusit”.


“Siç dihet – shton ai – mutacionet që pësojnë viruset mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në kapacitetin e tyre të transmetimit dhe në efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve antivirale. Për këtë arsye, në të gjithë botën renditja e gjenomit (WGS) konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka lejuar identifikimin e varianteve të tilla si B.1.1.7 (variant në Mbretërinë e Bashkuar), B.1.351 (Afrika e Jugut) ose P.1 (Brazil) ,”.

Më shumë rreth