Ja cilat janë përfitimet e vrapit, flet trajneria që po thyen rekorde në vrapim (FOTO)

| E Hëne  28 Shtator 2020 10:37 |
Ja cilat janë përfitimet e vrapit, flet trajneria që po thyen rekorde në vrapim (FOTO)

Trajneria e njohur kosovare e fitnesit “POWERHOUSE”, Naile Seferaj, së fundmi ka thyer rekordin e radhës në vrapim, duke vrapuar gjithsej 60 kilometra vetëm në trakën e ushtrimeve.

Në një prononcim për Portali.info, ajo ka treguar për përfitimet e vrapimit.

“Vrapimi përveç që ndihmon në përmirësimin e gjendjes mentale, ai ka edhe përfitime të mëdha shëndetësore.
Vrapimi i rregullt zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe forcon sistemin imunitar. Gjithashtu, vrapimi ulë presionin e gjakut, rrit shëndetin e zemrës dhe mushkërive, duke e përmirësuar edhe qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes e simptomave të astmës”, ka treguar Seferaj.

Tutje, trajneria thotë se vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht falas për ta rregulluar trupin, i cili nuk kërkon pajisje të veçanta për ta zhvilluar.

Për fund, ajo ka treguar kohën më të përshtatshme për të vrapuar.

“E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog. Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra, vraponi kur të keni kohë edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit”, përfundoi trajneria për Portali.info.

Kujtojmë se para se të shkoni për një vrap është gjithmonë mirë të këshilloheni me mjekun tuaj për të kontrolluar shëndetin e përgjithshëm. Natyrisht është edhe më e rëndësishme ta bëni këtë nëse keni patologji ose nëse merrni ilaçe. /PORTALI.info/

Më shumë rreth