“Ambulanca-ajrore” që mund të trajtoj të sëmurët në terrene të vështira

E Marte  29 Shtator 2020 13:33 |
“Ambulanca-ajrore” që mund të trajtoj të sëmurët në terrene të vështira

Një video e një burri që demonstron pajisjet më moderne që do të ndihmonin në shpëtimin e shumë jetëve, ngjan me skenat e filmit fantastiko-shkencor të Hollywood-it, “Iron Man”.

Bëhet fjalë për “ambulancën ajrore” e cila ngjitet për pak minuta edhe në kodrat më të larta, për të ndihmuar personat që mund të kenë pësuar sulm në zemër derisa bëjnë alpinizëm.

Kostumi në formë “rakete” i shpikësit Richard Brownin është përdorë si pjesë e një ushtrimi në Lake District, për ta dokumentuar se si mund të shpëtohet jeta e njeriut duke kursyer kohë derisa autoambulanca të arrijë në vendin e ngjarjes.

Kostumi shitet për 340 mijë funte, por Brownin dhe kompani e tij Gravity, kanë bërë të ditur se mund të shitet edhe me këste nëse blihet dhe përdoret për shëndetësi.