Burri nga SHBA-ja gjeti një diamant 9 karatësh, mund ta marrë me vete në shtëpi

E Hëne  28 Shtator 2020 11:56 |
Burri nga SHBA-ja gjeti një diamant 9 karatësh, mund ta marrë me vete në shtëpi

Kevin Kinard ishte për vizitë tek Krateri i Parkut Shtetëror për Diamante në SHBA kur zbuloi një diamant 9.07 karat.

Sipas medieve të huaja, Kinard nga qyteti i Maumelle në Arkansas, e ka vizituar këtë zonë që prej kur ishte i vogël, mirëpo ishte kthyer gjithmonë me duarbosh.

Ai tani është 33 vjeç, dhe sot posedon diamantin e dytë më të madh që është gjetur ndonjëherë në historinë e këtij parku të pasur.

“E pashë që dukej si një kristal, e mora dhe e vendosa në çantën time”, tha ai.

“Dukej interesante dhe me shkëlqim”, u shpreh Kinard.

“Mendova se mund të ketë qenë thjesht një xham”, potencoi amerikani.

Pas disa orësh kërkimi, ai dhe miqtë e tij ndaluan në qendrën e këtij parku i cili i kontrollon gurët e tyre.

Më vonë, Kinard e kuptoi se në të vërtetë ai ishte një diamant me vlerë.

“U shokova kur e mora vesh lajmin e mirë”, theksoi ai.

Më shumë se 75 mijë diamante janë zbuluar në këtë park që kur u identifikuan të parat në vitin 1906.

Secili që gjen ndonjë ndonjë gur me vlerë në këtë park, e ka të lejuar ta merr me vete, një rregullore e cila duket në parim shumë bujare. 

Më shumë rreth