Dreri me gomën e makinës të mbërthyer në qafë për dy vjet më në fund është i lirë

E Marte  12 Tetor 2021 10:37 |
Dreri me gomën e makinës të mbërthyer në qafë për dy vjet më në fund është i lirë

Zyrtarët e kafshëve të egra në Kolorado thonë se një dre që endi kodrave me një gomë makine në qafë për të paktën dy vjet, më në fund është liruar.

Sipas mediave të huaja, kafsha që supozohet se është katër vjeç e gjysmë, u vu re pranë Pine Junction, në jug-perëndim të Denverit, të shtunën në mbrëmje dhe u qetësua, sipas Colorado Parks and Wildlife.

Kjo ishte përpjekja e katërt që oficerët e kafshëve të egra kishin bërë javën e kaluar në përpjekje për ta kapur dhe ndihmuar atë.

“Ne do të kishim preferuar të prisnim gomën dhe t’i linim brirët, por situata ishte dinamike dhe na duhej ta hiqnim gomën në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë oficeri Scott Murdoch.

Murdoch dhe oficeri i tij Dawson Swanson vlerësuan se dreri u lirua prej rreth 16 kg me heqjen e gomës, brirëve dhe mbeturinave brenda gomës.

Swanson dhe Murdoch u befasuan kur panë që qafa e tij ishte në gjendje të mirë pas dy vitesh që mbante një gomë të tillë. 

Më shumë rreth