Horoskopi ditor, 26 shtator 2020

E Shtune  26 Shtator 2020 09:05 |
Horoskopi ditor, 26 shtator 2020

Dashi

Ndikime të rëndësishme astrologjike në lidhje me miqësinë, marrëdhëniet shoqërore dhe për takimet. Një keqkuptim me djalin ose kunatin tuaj duhet të zgjidhet. Të dashuruarit do të kenë një dëshirë të madhe për t’u argëtuar dhe do të bëjnë vend për bashkëpunim dhe emocione. Në fund të ditës, tërheqja fizike do të jetë e madhe dhe do të kthehet në çelësin kryesor të suksesit në lidhje.

Demi


 

Hënë lart në qiell do t’ju ndihmojë të bëni rrugën tuaj me një buzëqeshje në buzë dhe entuziazëm në zemrën tuaj. Nuk do të zhgënjeheni ndoshta, duhet të përballeni me një ngjarje të papritur. Ditë ideale për të përmirësuar marrëdhëniet me trupin tuaj. Në dispozicionin tuaj një rezervë e mirë e energjisë që nuk do t’ju lërë kurrë në tokë. Në kohën tuaj të lirë, lëshojeni kreativitetin tuaj.

Binjakët

Angazhimi dhe kreativiteti do t’ju ofrojnë ide të shkëlqyera për çështje praktike dhe private. Talenti juaj do të rritet dhe do t’ju hapë shumë dyer të suksesit. Udhëtime dhe plot kënaqësi ju presin. Pavarësisht nëse është një pushim i shkurtër apo endacak i mendjes në kërkim të horizonteve të reja kulturore, koha juaj e lirë me siguri do të marrë gjurmën e kuriozitetit në gjueti për stimuj të rinj. Bashkëpunim i shkëlqyer me të dashurin tuaj, mirëkuptim dhe çdo gjë do të jetë perfekte.

Gaforrja

Trendi është i favorshëm dhe do të zgjasë deri të mërkurën. Nëse gjeni një kontrast me të dashurin tuaj, dita do të sjellë përsëri harmoninë në çift, duke zbehur pasigurinë tuaj themelore dhe ngurtësinë e caktuar tipike të shenjës. Do të jetë gjithashtu një moment me fat për takime me njerëz të rinj, të cilët do të provojnë të jenë solidë dhe të qëndrueshëm me kalimin e kohës. Blerje për veten dhe shtëpinë tuaj do t’ju sjelljë një ndryshim humori dhe do të fokusoheni vetëm te ajo gjë.

Luani

Hëna përballë shenjës tuaj është më e favorshme për të rinjtë dhe njerëzit e vetmuar, ajo shkakton takime dhe bie në dashuri. Nga ana tjetër, ata që janë tashmë në një çift, duhet të shfrytëzojnë rastin për të gjetur stimuj dhe interesa të rinj për të ndarë së bashku. Poezia bashkëshortore për ata që janë martuar prej vitesh nuk është më e përditshme, por nën këto kalime planetare ata mund ta gjejnë përsëri. Forma fizike dhe mendore është shumë e mirë.

Virgjëresha

Me bashkëpunëtorët pranë , vetëbesimi juaj mbetet në një lartësi të madhe dhe ju jep kartën fituese për të zgjidhur situatat më të komplikuara. Ju do të keni dhunti dhe aftësinë për të bërë ndryshime në projektet në vazhdim. Gjithashtu ju mund të mbështeteni në disa të ardhura të mira. Pranoni ftesën dhe miqësinë e njerëzve të rinj dhe me ndikim, duke e lënë veten të pushtohet nga hobi të ri.

Peshorja

E gjallë dhe e ndritshme, miqtë tuaj shohin vetëm sharm dhe gëzim kur ju takojnë. Vetëm ju dini si të kapni simptatinë e të gjithëve. Për disa, mund të ndodhë realizimi i shumëpritur i një ëndrre ose një projekti! Udhëtimet, një filozofi e re e jetës dhe miqësive janë pikat tuaja të forta sot. Disa marrëdhënie fshehin diçka shumë të këndshme.

Akrepi

Nëse keni ndonjë inat me dikë për ngjarje të cilat kanë ndodhur shumë kohë më parë kërkoni një sqarim të hapur. Pasi pas këtij takimi dhe sqarimi ju më në fund do të arrini në një përfundim pozitiv! Me Venusin disonant në Luan mund të ndiheni pak të lodhur, aq sa në një moment do të ndiheni të dobët, pa forcë. Mos e tërheq litarin shumë fort në çift pasi edhe mund t’ju këputet.

Shigjetari

Rruga juaj është e gjitha me tatëpjeta deri të hënën. Përfitoni nga Hëna e Ujorit për të kompensuar interesat tuaja në sektorin sentimental, mund të rikuperoni shumë pozicione të humbura. Nëse jetoni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe i keni mbijetuar stuhive të ditëve të fundit , atëhere lidhja juaj do të forcohet akoma dhe më shumë. Mbrëmje e bukur për të gjithë ju që keni me kë e ndani. Temat e reja janë bërë për t’u eksploruar, lereni frikën mbrapa dhe guxoni.

Bricjapi

Rrethanat e vogla të favorshme ofrojnë zgjidhje edhe për probleme të mëdha ose çështje që janë të rëndësishme për ju. E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje problemit dhe vështirësive reale, në vend që të bëni sikur nuk ju intereson.Ju duhet të tërhiqeni atëhere kur të kuptoni që nuk keni te drejtë! Organizoni një takim me miqtë, për një pizza, një kinema, për të vizituar një ekspozitë arti vërtet interesante.

Ujori

Me mbështetjen e një qielli absolutisht fantastik, dita fillon me energji dhe gjallëri. Të gjitha dëshirat që ju keni sot do të plotësohen si në sferën emocionale ashtu dhe në atë profesionale. Sa i ëprket lidhjeve në çift, qetësia dhe sukseset ju presin. Për ata që kanë kohë që kanë planifikuar disa pushime të cilat nuk kishin mundësi ti bënin gjatë verës, më në fund erdhi dita juaj pasi ditën e sotme do t’ju vijë një munësi e arrtë udhëtimi.

Peshqit

Moskokëçarje? Energji e ulët? Humor i depresionuar? Mund të ndodhë me Hënën në tranzit në shenjën që i paraprin shenjës tuaj. Në pritje të yllit të argjendtë në shenjën tuaj ju do të fitoni shumë pikë në vetëbesimin tuaj të cilin gjatë gjithë kësaj kohe e keni patur të ulët. Koha e lirë do të jetë një burim pasurimi dhe një justifikim argëtues për të rimbushur bateritë tuaja. Kjo ditë do të do t’ju ndihmojë të lehtësoni stresin e rutinës.

Më shumë rreth