Kompania shpërblen çdo punonjës me 4 mijë euro për Vitin e Ri

E Enjte  26 Dhjetor 2019 16:12 |
Kompania shpërblen çdo punonjës me 4 mijë euro për Vitin e Ri

Një kompani mobiljesh në Norvegji e quajtur “Ikea” ka vendosur të shpërpblejë punonjësit e saj më shumën marramendse me mesatare deri në 40,000 koronë për person thë ndryshe deri në 4 mijë euro.

3,000 punonjës të kompanisë në Norvegji e morën dhuratën e tyre të parave para Krishtlindjes.

“Të gjithë personelit që kanë punuar së paku 6 muaj në total gjatë gjithë vitit do t’ju jepet një bonus prej 113 përqind. Kjo do të thotë që secilit punonjës do t’i jepet më shumë se një pagë mujore shtesë në dhjetor, ” tha kompania  që shet me pakicë përmes kryetarit të komunikimit, Nor E. Egger Westin për Nettavisen.

Pagesa e bonusit do t’i kushtojë ‘Ikea’ 120 milion koronë.

Edhe pse kompania ka shpërndarë rregullisht shpërblime për Krishtlindje në të kaluarën, ato zakonisht nuk janë të mëdha si këtë vit.

Në vitin 2016 dhe 2017, shpërblimet e Krishtlindjeve nga krahu norvegjez i kompanisë mesatarisht ishin rreth 12.500 koronë.

“Kur japim rezultate të mira, kjo është në sajë të stafit tonë që janë atje çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne duam të japim diçka përsëri, dhe bonusi është një mënyrë e mirë për ta bërë atë, ” tha Ëestin.

Viti financiar nga shtatori 2018-gusht 2019 ishte i mirë për ‘Ikea’ me një rritje të fortë, tha zëdhënësi.

“Ne kemi arsye të mira për t’u dhënë një shpërblim punonjësve tanë,” tha ai.

Kjo pasqyron një përmbysje të kompanisë në krahasim me vitin 2018, kur shitjet ranë për herë të parë në 20 vjet dhe planet për ndërtimin e 4 dyqaneve të reja u vendosën në sirtarë.

Më shumë rreth