Një orangutan 34-vjeçar mëson se si t’i lajë duart (VIDEO)

E Enjte  09 Korrik 2020 13:09 |
Një orangutan 34-vjeçar mëson se si t’i lajë duart (VIDEO)

Me siguri e keni dëgjuar këtë një milion herë, por duhet të thuhet përsëri: larja e duarve mund t’ju ndihmojë të parandaloni infektimin me coronavirus!

Thjesht vendosni pak shampo dhe pastroni duart për të paktën 20 sekonda dhe jeni në rregull!

Nëse keni nevojë për një demonstrim se si të lani siç duhet duart, qendra për majmunët e mëdhenj ka një video të jashtëzakonshme që do t’ju frymëzojë vërtet.

Në videon që ata postuan, ju mund të shihni orangutanin e quajtur Sandra duke larë duart dhe duke shijuar procesin. Sandra 34-vjeçare shihet duke fërkuar duart me një furçë në ujë me sapun.

“Ajo përfundimisht i fërkoi duart për më shumë se 20 sekonda, punë e mirë Sandra!”, shkruhet në video.

Për më shumë, shikoni vet sesi Sandra lanë duart:

Më shumë rreth