Turistja në SHBA gjen diamantin në vlerë prej 22 mijë dollarësh dhe mund ta merr me vete

E Shtune  09 Tetor 2021 13:29 |
Turistja në SHBA gjen diamantin në vlerë prej 22 mijë dollarësh dhe mund ta merr me vete

Një turiste me fat ka hasur në një diamant me vlerë prej 22 mijë dollarësh në një park kombëtar.

Sipas medieve të huaja, Noreen Wredberg nga Kalifornia po zhvillonte një shëtitje me burrin e saj Michael Wredburg në Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve që gjendet në Arkansas, SHBA, kur pa një gur të verdhë me shkëlqim.

“Unë nuk e dija atëherë që ishte një diamant, por ishte i pastër dhe me shkëlqim, kështu që e mora”, tha ajo.

Wredburg ua demonstroi gurin autoriteteve të Parkut, të cilët e konfirmuan se ajo kishte gjetur një diamant të vërtetë.

Zyrtarët thonë se ky është diamanti më i madh i gjetur në parkun e famshëm këtë vit. 

Më shumë rreth