Video nga momenti kur fëmija i braktisur i kërkon ndihmë policisë bëhet virale

E Mërkure  07 Prill 2021 19:58 |
Video nga momenti kur fëmija i braktisur i kërkon ndihmë policisë bëhet virale

Momenti kur një fëmijë migrant që qante iu afrua policisë kufitare në SHBA pranë  kufirit Meksikë-SHBA në Teksas duke i kërkuar ndihmë është bërë viral në internet.

“Unë po vija me një grup dhe ata më braktisën. Nuk e di se ku janë,” i tha fëmija oficerit.

Djali është një nga qindra fëmijë të braktisur që përpiqen të kalojnë kufirin çdo ditë.

Statistikat e publikuara nga qeveria zbuluan se 171.000 migrantë u kapën nga autoritetet amerikane në kufi në muajin mars, numri më i lartë mujor në dy dekadat e fundit.

Totali përfshin rreth 19.000 fëmijë migrantë të pashoqëruar dhe 53.000 anëtarë të familjeve që udhëtojnë së bashku.

Në videon e djalit që kërkon ndihmë, agjenti pyet: ‘Ju nuk e dini se ku ndodhen? Ata të lanë vetëm? ‘

Fëmija i tronditur, duke luftuar për të ruajtur qetësinë e tij, dyshohet se  ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tij, të cilët nuk ishin pjesë e grupit të migrantëve me të cilët ai kishte udhëtuar.

”Në fund ata më braktisën. Unë kam ardhur këtu për të të kërkuar ndihmë, ” tha djali i frikësuar.

Agjenti e pyeti djalin nëse ishte udhëzuar ‘të vinte të kërkonte ndihmë’, por fëmija u përgjigj, ‘jo, unë po vij sepse nuk kam ku të shkoj. Dikush mund të më rrëmbejë. Kam frikë.”

Univision raportoi se fëmija, mosha dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit, kaloi tërë natën duke udhëtuar nëpër rajonin e Luginës së Rio Grande pas hyrjes së tij të paligjshme në vend.

 

Më shumë rreth