A do të synojë edhe Fatmir Limaj, njëjtë si Ramush Haradinaj postin e presidentit?

Bilall Sherifi i Nismës pret që shefi i tij në parti, Fatmir Limaj dhe liderët e partive tjera politike të takohen gjatë javës së ardhshme për ta diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, qëndrimet e partive për këtë temë duhet të shprehen vetëm aty. Sherifi ka folur edhe për sondazhet, ndërsa është shprehur i bindur se Nisma e kalon pragun kurdo që mbahen zgjedhjet.
Nisma Socialdemokrate nuk preferon që ta bëjë publik qëndrimin e saj për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka thënë pë Express se javën e ardhshme presin që të takohen kryetarët e partive në koalicion për ta shqyrtuar këtë çështje.
Sherifi ka thënë se ka disa javë që partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë folur me njëri-tjetrin për zgjedhjen e presidentit.
“Diskutimet e fundit për këtë çështje kanë qenë publike. Nuk ka takim të ri nga takimet që janë mbajt para dy javësh apo tri, nuk e di saktë. Nuk ka ndonjë takim të ri. Dhe ajo që pritet është java e ardhshme, me u mbajtë një takim. Shpresohet së paku që z. Limaj, z. Mustafa, z. Haradinaj, të takohen dhe pastaj të fillojnë bisedimet rreth kësaj çështje së bashku me përfaqësuesin e PDK-së, përkatësisht z. Enver Hoxhaj. Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por shpresojmë që kjo javë të jetë java që do të fillojnë të takohen. Por nuk ka ndonjë zhvillim kështu konkret”, tha Sherifi. “Përndryshe nuk ka ndonjë zhvillim të ri përtej atyre që janë diskutu edhe në debate televizive siç e keni pa”.
Sipas tij, është më mirë që palën në diskutimin për presidentin t’ia shprehin qëndrimet e tyre njëri-tjetrit në tryezë përpara se të flasin për këtë çështje në publik. Sherifi tha se sa herë që po ndodh kjo e dyta para të parës, po vështirësohet harmonizimi i qëndrimeve në tavolinë.
“Z. Limaj do ta përfaqësoj qëndrimin e Nismës në tryezë. Nuk mendoj që – s’ë paku pikëpamja ime është kjo – nuk mendoj që tryezën duhet ta zhvendosim në publik. Mendoj që për ta ruajtur palët njëri-tjetrin, së pari duhet të shpërfaqin pikëpamjet e tyre në tavolinë dhe pastaj të dalin në publik. Siç po e shihni, sa herë që gjërat dalin më para në publik, pastaj është vështirë që të harmonizohen në tavolinë. Nisma mendon që para se të bëhet publike, atëherë duhet me u ulë në tavolinë, sepse bërja publike i krijon vështirësi takimit në tavolinë”, tha Sherifi.
I pyetur nëse në tryezën e paralajmëruar do ta propozojnë shefin e partisë për president, Sherifi ka refuzuar të përgjigjet, por ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në atë tryezë duhet të përcaktohen së pari nëse duan ta zgjidhin çështjen e presidentit, apo nëse duan të shkojnë në zgjedhje.
“Nuk dua të hy në këto. Unë mendoj se sikur për z. Limaj, sikur për z. Haradinaj, sikur për z. Mustafa, duhet të vlejnë të njëjtat principe, të njëjtat parime. Pra, së pari duhet të vendosin nëse duan ta zgjedhin presidentin apo jo. Nëse nuk duan ta zgjedhin presidentin, atëherë duhet t’u hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Nëse duan ta zgjedhin presidentin, duhet t’i shikojnë formulat e kompromisit. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Sherifi.
Ai i ka komentuar edhe sondazhet që po bëhen për zgjedhjet e ardhshme, disa prej të cilëve e renditin Nismën nën pragun minimal për t’u futur në Kuvend. Sherifi është shprehur i bindur se Nisma do të jetë sërish në Kuvendin e Kosovës, kurdo që mbahen zgjedhjet.
“Unë një send mund t’ju siguroj, që Nismën do ta keni sërish në Kuvendin e Kosovës pa marrë parasysh a do të mbahen zgjedhjet tash, a do të mbahen në pranverë, a do të mbahen vitin e ardhshëm apo pas një viti… Nismën sërish do ta keni pjesë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Kaq mund t’ju them”, tha ai.
Për këtë, Sherfifi ka thënë “mund t’ju siguroj dhe mund të më mbani për fjale në të ardhmen”.
Më shumë rreth

Werder Bremeni i dedikon një postim të veçantë Milot Rashicës

Ish-gjyqtari i EULEX-it kritikon keq BE-në pasi tha se ka “status neutral” ndaj Kosovës

Njëri ndër themeluesit e LDK-së godet liderët për debaklin që pësoi kjo parti në zgjedhje

Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave, Franca e Holanda shtetet më kundërshtuese

Qytetarët kundër mbylljes, fajësojnë partitë politike për mosrespektim të masave

Moti sot në Vushtrri

Maqedonasi kapet duke kontrabanduar epruveta për teste për Covid-19, në Kosovë

Moti sot në Ferizaj

Sa paguhen kosovarët në Gjermani?

Moti sot në Gjakovë

Tre persona arrestohen për 24 orë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Moti sot në Gjilan

Vdes babai i dëshmorit Sabit Veseli, xhaxhai i Kadri Veselit

Moti sot në qytetin e Mitrovicës

Moti sot në qytetin e Pejës
Video
Historia e dhimbshme e çiftit të moshuar që kanë dy fëmijë të zhdukur nga lufta (VIDEO)

Nuk kishte maskë mbrojtëse, sigurimi i marketit e kërcënon se do ta nxirrte jashtë – gruaja nga Afrika e Jugut heq brekët dhe i vendosë në fytyrë

Ndiqni dy tjera rrëfime ekskluzive nga familjarët e të pagjeturve sonte në emisionin "Përtej Tregimit" (VIDEO)

Kush Cka?
Bella Hadid pjesë e kampanjës së re të “Givenchy”

Largohet edhe një konkurrente nga Për’puthen?

“Treshe unë ti dhe…”- Jasmina i kërkon llogari Andit

Bebe Rexha pozon për numrin e ri të “L’Officiel Italia” dhe duket për mrekulli

Vazhdojnë skandalet, dalin fotot e Anës së parë me konkurrentin e “Për’puthen”
