A duhet ta marrin vaksinën dhe gratë shtatzëna dhe ata që e kanë kaluar COVID-19? Flet IKShPK

E Mërkure  07 Prill 2021 20:41 |
A duhet ta marrin vaksinën dhe gratë shtatzëna dhe ata që e kanë kaluar COVID-19? Flet IKShPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar udhëzime dhe informata në lidhje me vaksinën “AstraZeneca” e cila është duke u dhënë në Kosovë tash e dy javë.

Në udhëzim, IKSHPK-ja sqaron pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në veçanti për efektet anësore të vaksinës “AstraZeneca”.

Sa i përket efekteve anësore, në udhëzimin e IKSHPK-së, thuhet se si të gjitha vaksinat e tjera, edhe vaksina “AstraZeneca” mund të shkaktojë efekte anësore te disa njerëz. Shumica e efekteve anësore, sipas IKSHPK-së, janë të natyrës së lehtë dhe kalojnë brenda pak ditësh.

Po ashtu aty jepet përgjigja edhe nëse duhet të vaksinohet personat të cilët e kanë kaluar COVID-19.

“Të gjithë persona mbi moshën 18 vjeç rekomandohet që ta marrin vaksinën, edhe nëse tashmë e kanë kaluar COVID-19. Të dhënat e studimeve klinike tregojnë se vaksina nuk ka ndonjë efekt anësor shtesë te personat që e kanë kaluar COVID-19”, thuhet në informacionet që ka publikuar IKSHPK-ja.

Sa i përket grave shtatzëna, rekomandohet që para vendimit për vaksinim ose jo, të konsultohen me mjekun për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet të vaksinës.

Më tej sqarohet nëse mundet që personat e vaksinuar ta infektojnë dikë me COVID-19.

“Dy doza të vaksinës do t’i zvogëlojnë ndjeshëm gjasat që të sëmureni rëndë nga COVID-19. Ende nuk dihet nëse vaksina do të ju mbrojë nga infektimi dhe shpërndarja e virusit. Prandaj është e rëndësishme t’u përmbaheni masave parandaluese për t’i mbrojtur të tjerët”, thuhet në broshurën informative që e ka publikuar IKSHPK-ja

Më shumë rreth