A i foli për postin e presidentit? Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Kosnett për tejkalimin e problemeve politike

E Marte  24 Nëntor 2020 16:16 |
A i foli për postin e presidentit? Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Kosnett për tejkalimin e problemeve politike

reu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është takuar virtualisht me ambasadorin Philip S.Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow ku kanë diskutuar për sfidat aktuale të Kosovës.

 
Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook duke thënë se SHBA-në kanë qenë pranë Kosovës në periudhat më të vështira historike.

Sipas tij edhe bashkëbisedimi i sotëm ka qenë në frymën e kësaj gatishmërie të SHBA-ve ku pohon se ka marrë mbështetje të plotë për tejkalimin e gjendjes ku gje ndodhet Kosova.

Ky është postimi i Haradinajt: 

 
Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.
ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.
Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme.