Ahmeti: Një aeroplan special me 30 ulëse po qëndron në Aeroportin e Prishtinës, nesër kthehet në Holandë

E Marte  27 Tetor 2020 21:20 |
Ahmeti: Një aeroplan special me 30 ulëse po qëndron në Aeroportin e Prishtinës, nesër kthehet në Holandë

Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka deklaruar në “Prime Time” se ka informacione për një aeroplan special i cili ka ardhur sot në Aeroportin e Kosovës, ndërsa pritet të kthehet nesër.

“Është e vërtet që në aeroport janë dy aeroplanë, njëri është i futbollistësve që kanë ardhur nga Holanda, ndërsa tjetri është aeroplan special me 30 ulëse. Sipas burimeve të mija brenda aeroportit, ky aeroplan kthehet nesër për në Holandë”, ka thënë Ahmeti, transmeton Portali.info.

Ai ka thënë se nuk e di nëse aeroplani ka lidhje me Specialen, por ka thënë se ky aeroplan nuk është për futbollistët e Holandës sikur aeroplani tjetër civil që po qëndron në aeroport.

Ndryshe, nga Aeroporti i Prishtinës kanë thënë se dy aeroplanët e ardhur nga Holanda nuk kanë lidhje me Gjykatën Speciale. /PORTALI.info

Më shumë rreth