Ahmeti pyet Haskukën: A i keni ra pishman për ‘bagerat’ tek Abi Çarshia dhe a jeni ngutë?

E Mërkure  15 Shtator 2021 21:47 |
Ahmeti pyet Haskukën: A i keni ra pishman për ‘bagerat’ tek Abi Çarshia dhe a jeni ngutë?

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin ‘Prime Time’ e ka pyetur kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, në lidhje me rrënimit të një pjese të “Abi Çarshisë”.

Në pyetjen e Ahmetit se: A i keni ra pishman për bagerat tek Abi Çarshia dhe a jeni ngutë?, Haskuka tha:

“Nuk jemi ngutë, në kemi prit dhe kemi shkuar me të gjitha procedurat ligjore që duhet shkuar, kjo duhet të analizohet mirë nga ekspertët e Juridikut se çfarë skandali ka ndodh, është një rast i mirë për studim, për shkak se dy herë pronari e ka nënshkruar vete rrënimin d.m.th që ko e rrënua brenda afatit një mujorë, ka kërkuar një muaj , ka pranua që qajo pjesë e ndërtimit është jashtë vijave të ndërtimit, ka pranua me ndal ndërtimin e asaj pjesës së Çarshisë, kjo ka ndodh ne 2018-tën, pastaj kur ka fillu puna pas një viti prapë inspeksioni ka dalë, d.m.th ai person dy herë vetë rrënimin”, tha Haskuka në Kanal10

Ndryshe, Mhytaher Haskuka është kandidati i VV-së, për zgjedhjet e 17 tetorit në komunën e Prizrenit./PORTALI.info/

Më shumë rreth