Aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë-Pejë, humb jetën 55 vjeçari me motoçikletë

E Hëne  26 Korrik 2021 16:02 |
Aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë-Pejë, humb jetën 55 vjeçari me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiri, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës”, thuhet në deklaratën e policisë.