Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.
”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës”, tha ai.
“Në këtë takim patëm një ballafaqim me Dacicin”, tha Gashi në Politiko.
Sipas Gashit, Dacici u mundua që të mos lejoj që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Dacicin, duke shtuar se kanë “kemi deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.
Ai tha se përplasja me Dacicin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10.
Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.
Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Dacicit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.
”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.
Më shumë rreth

Takimet me liderët opozitarë për vettingun, Haxhiu: Brenda ditësh përpjekjet e para

IKD: ‘Gjykata Speciale’ është përcjellë me parregullsi serioze

Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, kjo është agjenda

Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët

Albin Kurti flet për sondazhet ku tregohet se Vetëvendosje pati rënie

Varhleyi: Kosovës jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me udhërrëfyes për vizat

Blinken e dënon sulmin e qendrës tregtare në Ukrainë nga Rusia

Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet

Humbi këmben në furrë – fiton të drejtën, por nuk i japin dëmshpërblimin (VIDEO)

Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën

Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas

Haaland dhe jo vetëm, ja si do te jetë formacioni i City-it në sezonin e ri

Policët në detyrë me pancirë të skaduar

Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar

Qytetarët nënshkruajnë peticionin pro tërheqjes së 30 % të Trustit, thonë se janë në krizë
Video
Kush Cka?
“Një vit mundime derisa jemi takuar”, rrëfimi i Ledrit për Sarën si kurrë më parë

Veliaj për Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë

Genc Prelvukaj, Blasta dhe Graniti e ‘Kallen’ në këngën e re (VIDEO)

Ky është reagimi i Trixës pasi Fifi flet në prani të saj për Donaldin

Sunny Hill kthehet në Prishtinë
