‘Austrian Airlines’ rifillojë sot fluturimet e rregullta, të parat ishin drejtë Amerikës

E Mërkure  01 Korrik 2020 18:21 |
‘Austrian Airlines’ rifillojë sot fluturimet e rregullta, të parat ishin drejtë Amerikës

Prej më shumë se 100 ditësh, kompania e njohur e fluturimeve ‘Austrian Airlines’ ishte jashtë funksionit.

Por në një njoftim të sotëm u bë e ditur se sot kanë startuar me fluturimet e tyre të rregullta.

Fluturimet e para u bën sot në drejtim të Amerikës.

“Pas një pushimi prej më shumë se 100 ditësh, fluturimet tona të para të rregullta ishin sot për në New York, Chicago dhe Washington. Të lumtur që u kthyem”, thuhet në njoftimin e tyre.