Avokati i Popullit i shqetësuar me juridiksionin e Gjykatës Speciale, dhe trajtimin që po i bëhet një të akuzuari

E Mërkure  24 Nëntor 2021 23:18 |
Avokati i Popullit i shqetësuar me juridiksionin e Gjykatës Speciale, dhe trajtimin që po i bëhet një të akuzuari

Avokati i Popullit, Naim Qelaj është shprehur i shqetësuar me juridiksionin e Gjykatës Speciale, dhe trajtimin që po i bëhet një të akuzuari.

Sipas Qelajt pas ngritjes së aktakuzës për një të paraburgosur ndryshon tërësisht situata lidhur me paraburgimin, kjo është e përcaktuar në kodin e procedurës penale të Kosovë.

“Pas ngritjes së aktakuzës për një të paraburgosur ndryshon tërësisht situata lidhur me paraburgimin, kjo është e përcaktuar në kodin e procedurës penale të Kosovë, por ajo që për mua mbetët pyetje të cilën në duhet ta parashtrojmë, dhe duhet ta nxjerrim në debat publik është pavarësisht faktit që Gjykata është e Kosovës, është kriju nga institucionet e Kosovës duhet me pa se cili është mekanizmi që e monitoron, e mbikëqyrë, dhe e kontrollon punën e kësaj Gjykate me qëllim që të gjithë të përfshirëve në proces gjyqësore mu i’u garantu gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, tha Qelaj në Prime Time.

Tutje, Qelaj tha se roli i palëve në procedurën penale, dhe procedura duhet të jetë e barabartë, dhe duhet respektuar parimi i barazisë.

“Roli i palëve në procedurën penale, dhe procedura duhet të jetë e barabartë, dhe duhet respektuar parimi i barazisë së armëve në drejtim të përdorjes së krejt mjeteve në dispozicion për me vërtetu një fakt çoftë të favor ose në ngarkim të një pale”, shtoi Qelaj.

Avokati i Popullit tha se së shpejti do t’ia adresojë autoriteteve ndërkombëtare qëndrimet e tij për kushtet e paraburgimit, dhe me garancinë procedurale që duhet ti gëzoj çdo i akuzuar në procedurë dhe me juridiksionin.

“Unë në këtë drejtim duhet të flasim, është e vërtetë që mu ka kufizu mandati, por nuk mu ka kufizu e drejta me fol, nuk mu ka kufizu e drejta për mi shpreh shqetësimet e mia edhe lidhur me disa situata të cilat i kam vërejte aty, për çka besoj që shumë shpejt do të dalë me qëndrimet e mia në raport të cilën do t’ia adresojë autoriteteve ndërkombëtare, që ka të bëjë më vetë kushtet e paraburgimit, dhe me garancitë procedurale që duhet ti gëzoj çdo i akuzuar në procedurë dhe me juridiksionin që është duhet u zbatuar në këtë Gjykatë.

“Fjala është për një të paraburgosur, (Salih Mustafën),  për të cilin nuk kam arritur me taku, pa dyshim se më vjen keq për këtë dhe kam insistu të kryetarja e Gjykatës, dhe arsyeja që e kemi diskutu në takim është që ekziston një vendim i panelit gjyqësorë i cili i ka ndalu vizitat dhe kontaktet me të tjerët përveç me familjen dhe atë në kushte dhe rrethana specifike”, tha Avokati i Popullit në Kanal10./PORTALI.info/