Avokati i popullit: Qasja në dokumente zyrtare po zvarritet

E Marte  22 Qershor 2021 22:46 |
Avokati i popullit: Qasja në dokumente zyrtare po zvarritet

Avokati i popullit, Naim Qelaj i ftuar ne emisionin ‘Përballë’ në TVSH ka folur për qasjen në dokumente zyrtare në institucionet kosovare.

Qelaj theksoi se ka një përmirësim në qasjën në dokumente zyrtare, por se vërehet një zvarritje në procesin e qasjes në këto dokumente, dhe se shpeshherë jepen të pa kompletuara.

“Ka pasur një lëvizje pozitive, kohëve të fundit janë dy probleme që shfaqen në Kosovë, zvarritja në dhënien e informacioneve, jo refuzimi, se refuzimi nuk ndodhë fare, dhe aty ku ndodhë janë mekanizmat ndërhyrës që e zgjidhin problemin, mirëpo vonesat janë, dhe ne kemi luajt rolin e një ure ndërlidhëse se sipas ligjin për avokatin e popullit kemi mandat me i trajtu edhe këto ankesa, dhe jam shumë i kënaqur me përgjigjen që e marrë prej institucionit, por ajo çfarë është shqetësuese është fakti se i zvarrisin procedurat, dhe ato bëhen vetëm pasi në të dalim me rekomandime, dhe problemi tjetër është cilësia e informacionit sepse jo çdo herë jepet i kompletuar” tha Qelaj në ‘Përball’ në TVSH. /PORTALI.info/

Më shumë rreth