Bytyqi: Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren po respektohen të gjitha masat anti-covid

E Diel  14 Shkurt 2021 08:43 |
Bytyqi: Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren po respektohen të gjitha masat anti-covid

Edhe në qytetin e Prizrenit janë hapur vendvotimet.

Televizioni Kanal 10 ishte direkt nga shkolla ‘’11 Marsi’’ ku edhe është qendra më e madhe e votimit në Prizren, në një prononcim për televizionin menaxheri i kësaj qendre Enver Bytyqi, tha se në këtë shkollë janë hapur dyert në ora 07:00 për të votuar, në këtë qendër kanë të drejtë vote 28.891 dhe janë gjithsej 31 vendvotime, përcjell Portali.info.

‘’Edhe masat anti-covid po repsektohen edhe materialet nga KQZ-ja në lidhje me këtë çështje kanë arritur me kohë’’, ka thënë Bytyqi./PORTALI.info/