Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar.
Daka ka thënë se nëse partitë nuk dërgojnë emra të ri në vend të atyre që s’janë certifikuar, do të ketë lista boshe.
“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, ka deklaruar ajo në T7.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.
Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.
Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.
Më shumë rreth

LDK përgënjeshtron vetveten, kërkon mos t’i drejtohen “Kryesia në dorëheqje”

Sa para kishin deklaruar në banka zyrtarët e arrestuar dje?

Fatmir Sejdiu për rrahjen me karrige: Deshën ta shkatërrojnë LDK’në

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet me ndëgju presionin publik

Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministri i Jashtëm serb pas takimit me ambasadorin gjerman: Të gjendet një zgjidhje e drejtë me Kosovën

Ish-këshilltari i Thaçit tallet me politikat sociale të Kurtit: Rriti edhe pak Albin

“Në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit”, Haziri komenton deklaratën e Mustafës

Mladenovic: Ka mangësi në zbatimin e Ligjit për Gjuhët në Kosovë

Rexhaj: Ballkanistika, interes i të gjithëve në Kosovë

Rugova: Projekti i "ballkanistikës" mund të fillojë në vitin 2021

Lajçak vihet menjëherë në lëvizje për dialogun, javën e ardhshme viziton Beogradin

Cënohet siguria kombëtare: Mospajtimet presidencë-qeveri lënë AKI-në që dy muaj pa drejtor
