Dardan Molliqaj: PSD-ja nuk është e interesuar që të ketë disa deputetë e ministra

E Hëne  23 Nëntor 2020 20:57 |
Dardan Molliqaj: PSD-ja nuk është e interesuar që të ketë disa deputetë e ministra

Kreu i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth mundësisë së zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se PSD-ja nuk tenton të hyjë në zgjedhje duke u bashkuar në koalicion me ndonjë parti tjetër, transmeton Portali.info.

“Nuk besoj se jemi të interesuar të hyjmë në koalicion para zgjedhjeve, pasi që PSD-ja nuk do të funksionojë më në kësi lloj forme. Ne nuk jemi të interesuar sa për disa deputetë dhe ministri që t’i takojnë PSD-së, por jemi të interesuar që bindjet tona që besojmë që janë të rëndësishme për vendin tonë, t’i shpërndajmë edhe tek qytetarët”, ka thënë Molliqaj. /PORTALI.info


Më shumë rreth