Delegacioni i Kosovës me atë të Serbisë takohen në Bruksel për çështjen e targave

E Premte  28 Janar 2022 21:25 |
Delegacioni i Kosovës me atë të Serbisë takohen në Bruksel për çështjen e targave

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar që është mbajtur një takim në nivel ekspertësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e reciprocitetit të targave.

Lajçak një gjë të tillë e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke njoftuar se diskutimet kishin një gjuhë më të përafërt.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të GP për Targat”, njoftoi Lajçak.

“Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet e mundshme dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, deklaroi më tej ai.

Më shumë rreth