Detaje të reja për aksidentin e tmerrshëm në Mitrovicë: Pesë këmbësorë u goditën nga vetura

E Mërkure  23 Qershor 2021 12:09 |
Detaje të reja për aksidentin e tmerrshëm në Mitrovicë: Pesë këmbësorë u goditën nga vetura

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në Mitrovicë, ku një veturë doli nga rruga dhe goditi këmbësorët në trotuar.

 
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar  veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësoren femër kosovare  dhe del jashtë rruge

Më pas ai godet veturën  e cila ishte e parkuar,  pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë.

Të gjithë të lënduarit ndihmën e parë e marrin në Spitalin  e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK  për tretman te mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.