Diplomati amerikan O’Brien: Po thuhet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

E Enjte  05 Gusht 2021 22:38 |
Diplomati amerikan O’Brien: Po thuhet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti gjerman, Peter Beyer që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.

Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 Korrik në Shkup.

“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman.

Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për  çështjet transatlantike,  foli për bisedimet Kosovë-Serbi.

Si mysafir i debatit online të organizuar Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se duhet qasje e përbashkët  euro-amerikane.

Emisarin për dialog, Miroslav Lajçak e quan person me qëllime të qarta te cilin e do më të direkt  karshi palëve.

“Do të ishte mirë të kemi një rol më të fortë të emisarit për dialog kur Serbia e Kosova  takohen në Bruksel apo kudo tjetër. Sepse aktualisht roli i të dërguarit special është më shumë i një moderatori sesa e një drejtuesi që shtyn. Më falni për fjalët e mia por ai duhet të jetë më i ashpër nganjëherë  sepse kjo është gjuha që nevojitet dhe kuptohet shumë më mirë”.