Dumoshi zotohet për angazhim maksimal për të rinjtë në Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi mori pjesë në debatin virutal të organizuar nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich – Ebert me temën “Ndikimi social dhe kulturor – aktivizmi rinor”
Pika kryesore të kësaj bisede ishin sfidat e të rinjve në kohën e pandemisë me theks tek aktivizmi online, roli i institucioneve në përfshirjen e të rinjve në menaxhimin e situatës me COVID- 10, mbështetja e iniciativave rinore në rritjen e aktivizmit rinor gjatë pandemisë dhe sfidat për mësim studimin online në muajt në vijim.
Ministrja Dumoshi ka thënë se përfshirja e të rinjve në jetën social-kulturore është jetike për të gjitha shoqëritë, por gjithmonë më tepër për një shoqëri si e jona ku të rinjtë janë pjesa dërrmuese e popullsisë.
Ministrja u bëri të ditur pjesëmarrësve të këtij takimi që MKRS në bazë të thirrjeve publike për mbështetje financiare të cilat kanë qenë të hapura për aplikim, sidomos në kohën e pandemisë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në fushën e rinisë në shumë totale prej 820.000 euro.
Dumoshi ka thënë se ministria që ajo drejton, do të mbështesë financiarisht ndihma në fushën e ndërmarrësisë për trajnimin e të rinjve, edukimin jo-formal duke i kontribuar kështu mobilizimit të të rinjve për pjesëmarrje aktive qytetare.
MKRS ka ndarë përkrahje financiare në shumë prej 250.000 euro për trajnimin e të rinjve për ndërmarrësi, 100.000 euro për integrim shoqëror dhe 100.000 euro për edukim shëndetësor. Aktualisht janë të hapura edhe dy thirrje në shumë 250.000 euro për zhvillim të politikave rinore dhe 120.000 për edukim joformal.
Më shumë rreth

Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane D.C, nuk flet për takime

Ahmeti kritikon ashpër VV-në, rasti i “Abi Çarshia” ishte i motivuar nga inati

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Memli Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit, ky ishte reagimi i Trixës

FSK-ja trajnohet nga instruktorët italianë për aplinizëm ushtarak

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë, rrit gjurmimin mes valës së COVID-19

Saranda Bogujevci: Këto fjalë ia thashë në sy Daçiqit

Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj
Saranda Bogujevci i drejtohet Daçiq: Ky ish-minister i Millosheviqit mi ka vrarë 16 anëtarë të familjes

Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm
