E lidhi në makinë dhe e dogji të gjallë, çifti në Kavajë ishte ndarë prej dy muajsh, dëshmitë e para

E Shtune  10 Prill 2021 15:55 |
E lidhi në makinë dhe e dogji të gjallë, çifti në Kavajë ishte ndarë prej dy muajsh, dëshmitë e para

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh.

Siç mëson Ballkanweb nga vendngjarja, gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj.

Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur rreth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën. Burri është gjetur nga policia vetëm me mbathje, ndërsa në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune, çka tregon se ajo është djegur e gjallë brenda mjetit.

Shkak i krimit tronditës mësohet se ka qenë xhelozia, pasi burri mendonte se 45-vjeçarja e tradhtonte. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, 21 dhe 18 vjeç.Ndërsa komshinjtë e çiftit shprehen e ata ishin njerëz familjarë, të rregullt dhe besimtarë, që faleshin rregullisht në xhami. Njëri prej komshinjve thekson se “takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problemi”.

Ndërkohë, dy komshinj të tjerë të çiftit të ndjerë shprehen se “jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbilit”.

Më shumë rreth