E vërteta mbi efektin që ka vitamina D në luftën kundër Covid-19

E Mërkure  07 Prill 2021 12:07 |
E vërteta mbi efektin që ka vitamina D në luftën kundër Covid-19

Teksa koronavirus ka përfshirë të gjithë botën, e njëta gjë ka ndodhur edhe me informatat e rreme në lidhje me kurat.

 Deri më sot, janë sugjeruar shumë trajtime për Covid-19, një prej tyre duke qenë edhe vitamina D.

Por sa është me të vërtetë efektive? Epo ka shumë informata në lidhje me këtë. Qeveritë botërore asnjëherë deri më tani nuk e kanë përmendur vitaminën D si një zgjedhje.

Vitamina D është e njohur që ka një efekt në forcimin e imunitetit të njeriut ndaj një numri të madh të sëmundjeve, gripeve, viruseve etj.

Shumë njerëz kanë lexuar konspiracione dhe teori të ndryshme që vitamina D do të parandaloj infektimin, dhe në rast që infektoheni do të tejkaloni virusin shumë më lehtë.

Në letër janë bërë shumë studime që kanë thënë këtë, por në praktikë kjo nuk është vërtetuar asnjëherë.

Pas fillimit të këtyre teorive, kompanitë farmaceutike që prodhojnë dhe shesin vitamina kanë pasur fitime shumë më të mëdha multimilionshe, shkruan lajmi.net.

Por një studim i bërë në Spanjë, ka treguar se në fakt vitaminat nuk kanë ndonjë efekt nëse konsumohen vetëm ato.

Personat që kanë vitaminë D në nivele më të ulëta sesa të tjerët janë më të prekur dhe rrezikojnë të vdesin nga koronavirusi më shumë.

Këto grupe me vitaminë D më të ulët përfshijnë njerëzit që vuajnë nga obeziteti dhe personat në moshë. Por konsumimi i vitaminave në mënyrë jo natyrale nuk ka asnjë efekt në mbrojtje.

Rreziku më i madh që vjen nga kjo situatë, është shpërndarja e kontrabandës kundër vaksinave që mund të përdorët nga anti-vaksinuesit.

Njerëzit veçse kanë filluar të shpërndajnë këtë kontrabandë, duke thënë se nuk iu nevojitet vaksina për sa kohë që konsumoni vitaminë D.

Mirëpo kjo nuk është aspak e vërtetë. Suplementet nuk janë kura magjike.

Më shumë rreth