Emërimi i Enis Qerkës këshilltar dhe tenderi milionësh i Blerim Kuçit, flasin nga AAK

E Marte  27 Tetor 2020 22:02 |
Emërimi i Enis Qerkës këshilltar dhe tenderi milionësh i Blerim Kuçit, flasin nga AAK

Muharrem Nitaj dhe Daut Haradinaj nga AAK, kanë folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth emërimit të Enis Qerkës si këshilltar të jashtëm të Ministrit të Drejtësisë.

“Ministri ka bërë gabim për emërimin e tij, por ka bërë mirë që e ka shkarkuar menjëherë pas raportimit. Djali në fjalë nuk është në proces dhe as hetime, por pasi që ka qenë i implikuar në një rast të tillë, ministri ka bërë mirë që e ka liruar nga detyra”, ka thënë Haradinaj, përcjell Portali.info.

Në anën tjetër, Muharrem Nitaj ka folur edhe për tenderin me vlerë rreth 5 milionë euro që i është dhënë kompanisë private të Blerim Kuçit, i cili është anëtar i AAK-së.

“Në fakt tenderi nuk i është dhënë në kohën kur Kuçi është në detyrë të ministrit. Tenderin e ka fituar kur nuk ka qenë as ministër e as deputet, por rasti ka shkuar në procese pas ankesave që janë dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe tash është marrë vendimi”, ka thënë Nitaj.

Ai ka thënë se kompania e Blerim Kuçit vepron qysh nga viti 1991. /PORTALI.info

Më shumë rreth