Emërimi i Nuland si nënsekretare e Shtetit, Hoxhaj: Veçanërisht e rëndësishme për Kosovën

E Premte  30 Prill 2021 23:43 |
Emërimi i Nuland si nënsekretare e Shtetit, Hoxhaj: Veçanërisht e rëndësishme për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar diplomaten Victoria Nuland për ardhjen e saj si nënsekretare e Shtetit për Çështje Politike.

Hoxhaj ka thënë se është lajm i mirë për Kosovën që Nuland merr pozitë të lartë në administratën e SHBA-ve dhe se pret bashkëpunim në të ardhmen.

“Urime për Victoria Nuland për konfirmimin e saj si nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike. I entuziazmuar të shoh një person me kaq përvojë në bord, por veçanërisht në Kosovë, kaq lartë në këtë Administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presim të bashkëpunojmë në të ardhmën.”, shkruan Hoxhaj.