Eskalon Vuçiq: Akuzon NATO-n për plagosjen e Sofronijeviqit dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit

E Shtune  16 Tetor 2021 15:27 |
Eskalon Vuçiq: Akuzon NATO-n për plagosjen e Sofronijeviqit dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision televiziv ka akuzuar NATO-n për “plagosjen e serbit Sofronijeviq”, përkatësisht edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

 
Duke folur për aksionin anti-korrupsion të organeve të rendit, të cilin strukturat kriminale serbe e kundërshtuan me përdorimin, Vuçiqi tha se “Më shumë se 100 plumba i kanë shkrepur. I kemi gjetur 78 gëzhoja te kalibrit 5.56”.

I tensionuar për këtë, Presidenti i Serbisë, ka pranuar se e di çfarë armësh posedojnë serbët në komunat veriore.

“Ne nuk kemi kësi pushkësh… së paku serbët në Kosovë nuk kanë!”, tha ai.

Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se me kalibrin e tillë të përdorur të mërkurën, është vrarë edhe Oliver Ivanoviqi, për të cilin është i akuzuar ai dhe strukturat serbe të sigurisë se kanë nxitur vrasjen.

“Ne tani prodhojmë municion të kalibrit 5.65. Por gëzhojat janë të gjitha 5.56. Përndryshe me 5.56 është vrarë Oliver Ivanoviq, ta dini këtë. Ta keni parasysh, janë nisur në aksion anti-korrupsion”, shoti Vuçiq.

Vuçiq më pas ka shtuar se kalibri me të cilin është plagosur Sofronijeviqi dhe është vrarë Oliver Ivanoviqi janë 5.56, pra ai që e përdor NATO-ja, sipas tij.