“Falë shokëve sot jam gjallë”, Deliu rrëfen si u plogos rëndë në Betejën e Koshares (VIDEO)

E Diel  11 Prill 2021 11:26 |
“Falë shokëve sot jam gjallë”, Deliu rrëfen si u plogos rëndë në Betejën e Koshares (VIDEO)

Enver Deliu, luftetarë në Betejën e Kosharës, tregon momentin prekës kur ishte plagosur rëndë në pritë, se si shokët nuk e lanë në dorën e armikut serb, dhe si arritën të terhqin që sipas Deliut ai ishte një mision të pamundur.

“Lufta, dhe Betejat që janë bërë, ne kemi menduar nëse jo në këtë betejë , në një tjeter kemi me u vrarë. Prita që i është bërë Mujë Krasniqit, aty i kam marrë dy pluma në trup , dhe jam plagosur rëndë, Veseli ‘‘Rambo” me shokë me ka tërheq, aty ka qenë edhe Xhevdet Qeriqi”, shpëtimi im ka qenë pothuajse mission i pamundur pasi bora ishte pothuajse 1 metër, dhe kufiri ishte 18 orë larg.,  tha Enveri në emisionin “Përtej Tregimit”.

Enveri po ashtu theksoi se në atë pritë janë plagosur 16 persona nga UÇK-ja, dhe 9 janë nxënë të gjallë.

Në anën tjeter Vesili i njohur si “Rambo” tha se Enveri i kishte marrë 20 plumba në pancir, dhe gjaku i rrjedhte pa u ndalë.

Për më tepër ndiqeni emisionin “Përtej Tregimit”/PORTALI.info/