Falja e Kurban Bajramit, Sadiku: Të respektohen masat e Qeverisë për mosgrumbullim të njerëzve

E Mërkure  29 Korrik 2020 20:02 |
Falja e Kurban Bajramit, Sadiku: Të respektohen masat e Qeverisë për mosgrumbullim të njerëzve

Infektologu Izet Sadiku, ka folur rreth asaj se a duhet të falet Kurban Bajrami në kohën e pandemisë Covid-19.

Ai ka deklaruar se duhet të respektohen masat e qeverisë për mosgrumbullimin e njerëzve për shkak se mund të rriten rastet e të infektuarëve në vend.

“Ky vit është emergjent i shëndetit publik në tërë botën, vendimi qeverisë i qartë për mos grumbullim të njerëzve. Unë mendoj se qeveria këto masa i ka marrë e shtrënguar nga numrat. Për arsye se me hapjen që është bërë në fillim të qershorit, Qeveria ka pasë qëllim që të krijojë një normalitet në jetën e njerëzve”.

“Rritja e numrit të vazhdueshëm të rasteve me Covid-19 në javët e fundit në Kosovë. Ne dimë se kjo e ka krijuar një situatë të vështirë, një situatë ku numrat dhe kërkesat për hospitalizim gati kanë kaluar në nivelin e pamjaftueshmërisë të shërbimeve shëndetësore për me ofru shërbime ndaj tyre”.

“Për këtë arsye unë konsideroj që masat që ka marrë qeveria do të duhet detyrimisht zbatimi të tyre të ju nënshtrohen të gjitha institucionet. Kontakti i afërt me të afërmit pa masa mbrojtëse na bënë me bartë sëmundjen dhe me rrit numrin dhe pastaj ky numër me qenë problematik”.

“Pra nuk është mirë të ketë edhe falje në xhami. Ne e dimë se zakonisht gjatë ceremonive fetare të festave të tilla fetare ka një numër më të madh të qytetarëve, por një pjesë e tyre zakonisht janë edhe moshat më të shtyera, kjo e bën më të domosdoshme”.

Sadiku ka deklaruar se vendi mund të shkojë drejt kolapsimit në shëndetësi me shfaqjen e numrit të madh të rasteve.

“Ne e dimë se jemi në limite, kemi rreth 600 të shtruar ku 400 i kemi me oksigjenoterapi. Jemi në situatën ku mund të kolapsojë sistemi shëndetësore në Kosovë. Për arsye nuk janë problem vetëm i reparaturës por edhe i mjekëve”.

“Esenca këtu është që të menaxhohet situata me Covid-19 pa veprime karantinoze. Përveç masave që po merr qeveria jonë duhet të monitorohen dhe respektohen këto masa.

“Duke i parë shifrat kohëve të fundit mendoj që qeveria ka qenë e obliguar të merr vendime të tilla. Të gjitha bashkësitë fetare duhet të jenë korrekt dhe me mirëkuptim me Qeverinë për ndalimin e veprimeve fetare”, ka thënë Sadiku në Info Magazine të Klan Kosovës.