Flet avokati, tregon çka i tha Labinot Gruda për vjedhjen e 2 milionë eurove

E Marte  27 Tetor 2020 22:28 |
Flet avokati, tregon çka i tha Labinot Gruda për vjedhjen e 2 milionë eurove

Avokati i Labinot Grudës, Veton Rrecaj thotë se klienti i tij nuk për përgjegjës për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit. Ai është i bindur se pafajësia e Grudës do të dëshmohet pa kryerjes së hetimeve.

Rrecaj ka treguar se për çfarë po akuzohet punëtori i Thesarit Labinot Gruda ndaj të cilit janë caktuar 30 ditë parapurgim.

“Klienti im Labinot Gruda është i dyshuar në këtë fazë të procedurës për një vepër penale të parashikuar me Kodin Penal, konkretisht keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi2 lidhur me paragrafin 3”, tha Rrecaj në emisionin “Rubikon’ në Klan Kosova.

Ai tha se nuk ka asnjë dëshmi se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën po dyshohet.

“Dyshimet konkretisht janë të lidhura me shpërdorimin apo tejkalimin e kompetencave të tij zyrtare si i punësuar në Thesar e që konkretisht ne si mbrojtje gjatë procedurës e cila deri më tani është udhëhequr në polici, prokurori dhe në gjykatë nuk kemi vërejtur apo nuk kemi parë diçka konkrete involvuese në raport me të mbrojturin tim’, shpjegoi ai.

“Ne nuk po themi se ka ndodhur gabim por i mbrojturi im nuk është involvuar në mënyrë individuale në këtë vepër penale. Nuk është z.Gruda. Në bazë të konsultave të mija me të njëjtin, i njëjti nuk e ka kryer këtë vepër penale’, shtoi Rrecaj.

Pra a e ka keqpërdorur dikush identitetin e tij?

‘Është e mundur, kjo hetohet nga ekspertët e sigurisë. Në bazë të deklarimit të mbrojturit tim në asnjë mënyrë i njëjti nuk deklaron dhe e ka shpjeguar qartë, bindshëm dhe në mënyrë të argumentueshme se i njëjti nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në këtë drejtim’, tha Rrecaj.

Më shumë rreth