Gjuha e urrejtjes, Avokati i popullit paralajmeron rishikimin e teksteve shkollore

E Marte  22 Qershor 2021 21:28 |
Gjuha e urrejtjes, Avokati i popullit paralajmeron rishikimin e teksteve shkollore

Avokati i Popullit, Naim Qelaj është i ftuar ne emisionin ‘Përballë’ në TVSH, së bashku më Avokatët e Popullit nga Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut.

Qelaj i cili është në fillim të mandatit si Avdkat i Popullit tregoi për angazhimin e tij në Lirinë e shprehjes, Lirinë e medies, dhe Gjuhën e urrejtjes të përdorura në medie, dhe në tekstet shkollore.

“Për të ardhur deri tek një konkludim, unë kam filluar me një analizë të Lirisë së Shprehjes, Gjuhën e Urrejtjes të përdoruar në medie, dhe tekste shkollore sepse është jo e përshtatshme, dhe e dëmshme për ata që e lexojnë”, tha Qelaj në Përballë në TVSH.