Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

E Hëne  16 Maj 2022 21:39 |
Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti i ftuar në emisionin Prime Time ka thënë se kryeministri Albin Kurti po qeverisë ndryshe, por më keq, dhe se “ndryshe” nuk është domosdoshmërish t mirë.

“Në veprimin politik si qeveritar po shihet se ai ka bërë kthesa 180 shkallësh, sidomos në këtë pikë të dialogëve dhe të takimeve me Vuçiqin. I ka habitur ata që i kanë besuar kësaj retorike, ata që kanë besuar që Albini është ndryshe. Albin po bënë politikë ndryshe, por në shumë pika o i bën më keq”, tha Hamiti në Prime Time./PORTALI.info/

Më shumë rreth