Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur nga 2015-a e tutje

Nga sot është hapur aplikimi për Shtesa për Fëmijë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje.
Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje njoftoi se ka marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.
Këtë thotë se e ka bërë si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar.
“Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj. Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues. Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim. Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK. Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës”, ka shkruar ai në Facebook.
Më shumë rreth

Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane D.C, nuk flet për takime

Ahmeti kritikon ashpër VV-në, rasti i “Abi Çarshia” ishte i motivuar nga inati

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Memli Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit, ky ishte reagimi i Trixës

FSK-ja trajnohet nga instruktorët italianë për aplinizëm ushtarak

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë, rrit gjurmimin mes valës së COVID-19

Saranda Bogujevci: Këto fjalë ia thashë në sy Daçiqit

Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj
Saranda Bogujevci i drejtohet Daçiq: Ky ish-minister i Millosheviqit mi ka vrarë 16 anëtarë të familjes

Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm
