Haradinaj: 50 mijë qytetarë mund të dalin në protestë në rast të aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit

E Marte  27 Tetor 2020 21:40 |
Haradinaj: 50 mijë qytetarë mund të dalin në protestë në rast të aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit

Daut Haradinaj ka deklaruar në “Prime Time” të Kanal 10 se në rast të aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, mund të ketë protesta masive.

“Normal që në rast se akuzohet edhe presidenti mund të ketë reagim popullor. Mund të ketë organizime dhe protesta deri 50 mijë qytetarë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Portali.info.

Ai është kundërshtuar nga analistët, të cilët kanë thënë se nuk besojnë që kaq shumë qytetarë mund të dalin në protesta për një proces të tillë gjyqësor.

“Në fakt mund të dalin, pasi që vetëm PDK-ja i ka mbi 200 mijë votues, kështu që është e mundshme”, ka deklaruar Haradinaj. /PORTALI.info

Më shumë rreth