Haziri: Në Gjilan dihet kush fiton

E Marte  13 Korrik 2021 17:59 |
Haziri: Në Gjilan dihet kush fiton

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka “thumbuar” Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket kandidaturës për kryetar të kësaj komune.

 
Haziri në një prononcim për mediat lokale ka deklaruar se respekton kandidaturat e cilësdo parti, por se theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta fitojë këtë komunë.

Derisa u pyet për kandidaturën e Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin, Lutfi Haziri deklaroi se është mirë kur vijnë kandidaturat nga ulëset e Kuvendit të Kosovës.

“Respektojë çdo kandidaturë. Çdo emër i përveçëm që vjen nga partitë politike vjen me besimin e partisë së vet, komunitet, aq më shumë kur vijnë njerëz nga banka e Kuvendit, përfaqësojnë një lloj legjitimitetit. Ne i respektojmë ata por kur vjen puna për Gjilan shihet se kush fiton”,deklaroi Haziri.
Ndërsa sa i përket rikandidimit të tij për kryetar të Gjilanit, Haziri theksoi se të shtunën do të qartësohet nëse ai do të jetë kandidat për këtë komunë, apo jo.

“Unë jam në pozitën e njëjtë dhe qëndrojnë në pozitën e njëjtë politike natyrisht që Gjilani dhe në Gjilan do të ketë kandidatura. Njerëzit do të kenë të drejtën me zgjedh kryetarin në mandatin e ardhshëm. Sab i përket LDK-së dhe meje si kryetar në detyrë gjithçka do të qartësohet të shtunën në mesditë sepse Konventa kulmon atë ditë, jemi duke biseduar me njerëz, ekspert të lëmive, me njerëz që e përfaqësojnë ekonominë, veteranët e arsimit dhe çdo kë që çon peshë që në mënyrë që me ndërtu një objektiv dhe një qasje për të ndërtuar një objektiv për një mandat të ri”, ka thënë ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka bërë zyrtarizmin e disa kandidaturave në qytete të ndryshme të Kosovës.

Më shumë rreth