Historia e dhimbshme e çiftit të moshuar që kanë dy fëmijë të zhdukur nga lufta (VIDEO)

E Shtune  27 Shkurt 2021 23:21 |
Historia e dhimbshme e çiftit të moshuar që kanë dy fëmijë të zhdukur nga lufta (VIDEO)

Sonte në emisionin ‘’Përtej Tregimit’’ me moderatore Valentina Ahmeti i cili transmetohet në televizionin Kanal 10, janë transmetuar dy rrëfime të tjera ekskluzive nga familjarët e të pagjeturëve.

Histori e dhimbshme e prindërve Nezir e Hamide Avdylit, të cilët tregojnë që ende nuk e dinë ku i kanë të gjitha eshtrat e dy bijve të tyre, shkruan Portali.info.

Fadili 24 vjeçar, Fatmiri 18, dhe Kujtimi 16 vjeçar ku ishin ndarë nga familja për të ju bashkuar kolonës së njerëzve dhe po depërtoheshin për një vend tjetër.

Kujtimi ia kishte dalur të fshihej me disa kusherinjë në një kasollë, dy të tjerët kishin qenë në grupin ku i kishin tërhequr nga kolona në një oborr shtëpie ku aty e kishin vrarë  Fatmirin e Fadili ia kishte dalur të arratiset i plagosur në krah.

Një fqinjë që ka takuar rrugës ia kishte lidhur plagën dhe se ai ishte i fundit që kishte parë Fadilin dhe më nuk dihet asgjë për fatin e tij, kjo është historia e dhimbëshme e familjës Avdyli.

Audodramat që shfaqen çdo të shtunë në orën 20:10 në emisionin ‘’Përtej Tregimit’’ janë rrëfime autentike të familjarëve të të pagjeturve në Kosovë./PORTALI.info/

Më shumë rreth