Historia e kryeministrave të Kosovës

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vendi ka pasur 4 kryeministra të cilët nuk e çuan në fund asnjë mandat. Hashim Thaçin u zgjedhë dy herë kryministër, Isa Mustafën një herë, Ramush Haradinajn me një mandat të lënë në gjysmë ( edhe një para shpalljes së pavarësisë), dhe Albin Kurti kryemistër për 50 ditë.
Para shkurtit të 2008’ës, Kosova ka pasur Kryeministër Bajram Rexhepin me 1006 ditë në pushtet, Bajram Kosumin me 351 ditë, dhe Agim Çekun me 1140.
Ndërsa pas pavarësisë asnjë nga liderët Thaçi, Mustafa, Haradinaj dhe Kurti nuk e çuan deri në fund mandatin e tyre. Për dallim nga Thaçi e Mustafa, Haradinaj dhe Kurti qëndruan në karrigen e shefit të qeverisë më së paku. Haradinaj në 2005 qe 100 ditë kryeministër e Kurti tani veç 51 ditë.
Më poshtë Metro ju sjellë rrugëtimin e kryeministrave të Kosovës:
Hashim Thaçi ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK’ja në krye me Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014.
Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës Kosovës
Si Kryeministër i Kosovës, Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tani, Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.
Isa Mustafa pas humbjes në ballotazh me Shpend Ahmetin, atë kohë nga Vetëvendosja për të parin e Prishtinës, në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014, LDK’ja në krye me Mustafën, doli partia e dytë pas PDK’së. Menjëherë me 10 nëntor LDK së bashku me AAK’në dhe Nismën formuan koalicionin pas-zgjedhor, LAN, ku për kryeministër u nominua kreu i AAK’së Ramush Haradinaj kurse Isa Mustafa kryekuvendar. Në seancën konstituive të 17 korrikut, Mustafa zgjedhet kryekuvendar me një procedurë që rezultoi jovalide, pasi që çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Pas një periudhe gati 6 mujore të ngërcit politik, Blloku në të cilin tashmë ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryekuvendarit. Në këtë situatë Mustafa kërkon që ai të jetë i nominuari i Bllokut për kryeministër. Pasi nuk arrihet pajtueshëmri, Mustafa bënë koalicion me kreun e PDK’së, Hashim Thaçi me kushtin që LDK përkatësisht Isa Mustafa të jetë kryeministër i ri.
Ndërsa me një mocion mosbesimi në vitin 2017 Isa Mustafa shakrkohet nga posti i kryeministrit të Repubikës së Kosovës. Sot, Mustafa është kryetar i LDK’së, dhe pretendent për postin e kryministrit përsëri në zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen pas dorëheqjes së ish-kryministrit Haradinaj.
Ramush Haradinaj, dy herë kryeministër.
Haradinaj ka mbajtur për 100 ditë postin si kryeministër në vitin 2005 përpara se të paditet për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë (ICTY). Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali, shkruan Gazeta Metro.
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës
Haradinaj u bë edhe një herë kryeministër, pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 9 shtator 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim pas një krize të gjatë politike .Pjesa tjetër e 58 deputetëve bojkotuan votimin. Qeveria e tij përbëhej nga një koalicion i madh i quajtur Koalicioni PANA.
Kreu i AAK’së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.
Albin Kurti, si kryeministër qëndroi veç 50 ditë. Ai e mori detyrën me 3 shkurt të këtij viti me 66 vota pro, ndërsa sot u shkarkua po nga shumica e atyre që e votuan, pra të LDK’së.
Mocioni i mosbesimit erdhi pikërisht pasi Kurti mori vendim për ta shkarkuar nga detyra Ministrin e Brendshëm nga LDK’ja, Agim Veliun.
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
Pasi këtij akti, LDK’ja njoftoi se do të dalë nga koalicioni me Vetëvendosjen dhe të rrëzohet qeveria, pasiqë Kurti ka shkelur marrëveshjen.
‘Koalicioni i shpresës’ , mbijetoi veç 52 ditë në pushtet dhe atë mes shumë mospajtimesh me partnerët qeverisës. Duke filluar nga kundërshtimi i SHBA’ve, rreth taksës nga ana e Vetëvendosjes, që LDK’ja nuk e përkrahte asnjëherë.
Kujtojmë se Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Më shumë rreth

Hoti: Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese, sepse ishte me vizionin e presidentit Rugova

Hoxhaj kujton Skënderbeun: Historia të na bëjë krenarë, e ardhmja e saj të na hapë perspektivë

Ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me Covid-19

Pesë të vdekur dhe 353 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Organizime grupore në diasporë për të ardhur e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ministri Zemaj uron fillimin e mësimit, ka një kërkesë për nxënësit dhe mësimdhënësit

Dyshohet se nipi theri 12 herë me thikë gjyshin në Novobërdë, Prokuroria kërkon paraburgim

Mot i acartë në katër ditët e ardhshme, nga e premtja ngritën temperaturat

Nesër përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Osmani e Kurti bëjnë homaxhe për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Vdes 10-vjeçarja nga një aksident në Tiranë

MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme

Rron Gjinovci publikon fotografinë e babait të tij me Kadri Veselin: Mua kurrë s’më ka puthur si atë

Moti sot në Mitrovicë
Video
Kush Cka?
A do kthehet në emision? Zbulohet çfarë do të ndodhë me Andin dhe premtimi që i bëri Teas

Këngëtarja shqiptare zhvishet në mes të borës: A ma nxehtë brenda a jashtë?

Albion Osmanaj paralajmëron projektin e ri (VIDEO)

Çka po “përzien” Ledri me DJ Regard

Ja si dukej këngëtarja e njohur shqiptare 7 vite më parë! E njihni?
