Hoti: Bisedimet me Serbinë i zhvillojmë për njohje reciproke

E Enjte  09 Korrik 2020 13:51 |
Hoti: Bisedimet me Serbinë i zhvillojmë për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot ka insistuar se synimi kryesor i bisedimeve është arritja e një marrëveshje reciproke me Serbinë.

 
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është përgjigjur në një pyetje nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli nëse shkëmbimi i territoreve do të jetë temë diskutimi në bisedimet e ardhshme me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Hoti nga foltorja e Kuvendit insistoi se synimi kryesor është arritja e një marrëveshje reciproke me Serbinë.

“Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërkuar të sjellim në tavolinën e bisedimeve integritetin tonë territorial”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje reciproke me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohje reciproke”, deklaroi Hoti.

Më shumë rreth