Hoti paralajmëron heqjen e reciprocitetit, thotë se duhet të eliminohen pengesat e dialogut

E Marte  02 Qershor 2020 20:16 |
Hoti paralajmëron heqjen e reciprocitetit, thotë se duhet të eliminohen pengesat e dialogut

I mandatari i LDK-së për Kryeministër Avdullah Hoti, ka thënë se procesin e dialogut me Serbinë do ta udhëheqë Qeveria.

 
“Kemi pasë parasysh këto sfida kur kam pranuar sfidën për mandatim. Kam marrë mandatin nga LDK që ka mbi 200 e sa mijë vota. Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët. Te dialogu do të kemi një konsensus të gjerë. Me këtë proces përmbyllen përpjekjet tona 30 vjeçare për konsolidimin e shtetit të Kosovës që do të pasojnë me njohje nga Serbia dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, është shprehur Hoti.

Në konferencë derisa ka prezantuar ministrat nga LDK, Hoti ka thënë se nëse procesi i dialogut me Serbinë nuk do të ketë sukses atëherë mund të vjen në shprehje vendosja e masës së reciprocitetit.

“Çfarëdo mase që mund të vendosim nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve. Tarifa nuk solli rezultate sepse nuk e kishte përkrahjen ndërkombëtare. Jemi dakorduar që t’i japim mundësi dialogut. Nëse nuk ka sukses dialogu do të kemi mbështetje për masa të reciprocitetit”.

“Çdo pengesë për dialog duhet të hiqet dhe të dakordohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”.