Hoti për rrugën afër Manastirit: Të respektohen ligjet

E Marte  25 Gusht 2020 12:54 |
Hoti për rrugën afër Manastirit: Të respektohen ligjet

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se janë duke u munduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e rrugës Deçan-Plavë, e cila prek territorin e manastirit.

Hoti nuk ka dashur të jap ndonjë përgjigje se kur do të ndërtohet kjo rrugë, por që ka thënë se janë duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë.

Ai po ashtu ka thënë se është i bindur se pas diskutimeve në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejnë zgjidhjen më të mirë, siç tha ai, të dakorduar nga të gjitha palët.

“Biseduam për çështje të rëndësishme, në veçanti për çështjen e rrugës tek manastiri. Ne kemi kulturë institucionale edhe si komunë edhe si qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerr nga Kuvendi dhe institucionet vendore. Por ne jemi këtu për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve, por të njëjtën kohë për të treguar kujdesin e nevojshme ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore. Unë jam i bindur se diskutimet në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejmë zgjidhjen më të mirë, të dakorduar nga të gjitha palët ”, ka thënë Hoti, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se janë të përkushtuar që kjo rrugë të ndërtohet.

“Është një përkushtim i yni i përbashkëti që të ndërtohet rruga, mirëpo që të zgjidhet konteksti në tërësi, po besoj që jemi në rrugë për të zgjedhur problemet ”, ka thënë Ramosaj.

Më shumë rreth