Hoti thotë se duhet të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon tri vaksina për të hyrë në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë që në Kosovë të mos lejohet hyrja e personave që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë.
Hoti tha që është shqetësuese mungesa e koordinimit të Qeverisë në marrjen e vendimeve te tilla me këto vende.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës. KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË”, ka shkruar ai.
Më shumë rreth

Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane D.C, nuk flet për takime

Ahmeti kritikon ashpër VV-në, rasti i “Abi Çarshia” ishte i motivuar nga inati

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Memli Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit, ky ishte reagimi i Trixës

FSK-ja trajnohet nga instruktorët italianë për aplinizëm ushtarak

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë, rrit gjurmimin mes valës së COVID-19

Saranda Bogujevci: Këto fjalë ia thashë në sy Daçiqit

Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj
Saranda Bogujevci i drejtohet Daçiq: Ky ish-minister i Millosheviqit mi ka vrarë 16 anëtarë të familjes

Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm
