Italia raporton sërish mbi një mijë raste me Covid-19

E Marte  15 Shtator 2020 18:02 |
Italia raporton sërish mbi një mijë raste me Covid-19

Italia ka raportuar 1,229 raste me koronavirus përbrenda 24-orëshit të fundit, sipas raportit Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, të lëshuar të martën.

 
Po ashtu, Gadishulli ka raportuar edhe nëntë vdekje të reja të lidhura me virusin korona për një ditë, thuhet në raport, përcjell lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në shtetin evropian ka shkuar në 289,990, teksa shifra e përgjithshme të vdekurve të infektuar me virus ka prekur numrin 35,633.

Nga 197, numri i pacientëve me sëmundjen Covid-19 që po trajtohen në repartet e kujdesit intenziv nëpër spitalet italaine ka shkuar në 201. 

Më shumë rreth