Jashari e mbyll fushatën me një tubim të madh në Skenderaj

E Premte  15 Tetor 2021 23:42 |
Jashari e mbyll fushatën me një tubim të madh në Skenderaj

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka mbajtur tubimin përmbylles të fushatës elektorale.

Në tubim prezent për t’a përkrahur arë ishte edhe agja i tij Rifat Jashari dhe familjarët tjerë.

Jashari u zotua para pjesëmarrësve se do ta
bëjë jetësim të Idealit dhe amanetit të dëshmorëve.

Postimi i plotë:
 
Drenica heroike e dha mesazhin,

Drenica heroike e tha fjalën e fundit,

Drenica jonë e nisi festën e fitores së madhe,

Betohem para jush qytetarë të dashur që do të vazhdoj të jem i juaji, për ju, për të gjithë, në hap me mixhën e dashur Rifat Jashari, në jetësim të Idealit dhe amanetit të dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Faleminderit Skenderaj, Faleminderit Drenica ime!

Na priftë e mbara e shihemi të dielën në mbrëmje, në festën e madhe.

#idealpërskenderaj #ideal113 #voto113

Më shumë rreth