Katër të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë (VIDEO)

E Shtune  15 Maj 2021 18:20 |
Katër të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë (VIDEO)

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë-FushëKosovë.

Në aksident janë përfshirë dy automejte ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.